Barcelona nuk ka mundësi ekonomike për të blerë kartonin e Lautaro Martinezit, pas marrëveshjes që ka arritur me përfaqësuesit e futbollistit Sipas “El Mundo Deportivos”, oferta e fundit për zikaltrit është 70 milionë euro plus kartonin e Junior Firpos, që nga ajo që shkruhet nga e përditshmja katalane vlerësohet 41 milionë euro.
Pra, 70+41 bëjnë 111 milionë, fiks sa klauzola e largimit që sulmuesi argjentinas ka në kontratë. Sa i përket 23-vjeçarit anësor të “blaugranave”, ai mund të përshtatet në mënyrë perfekte me futbollin e Contes, duke parë cilësitë e tij atletike.
Gjithsesi duket e vështirë që Interi mund ta pranojë këtë ofertë. Gjërat mundtë ndryshojnë nëse “blaugranat” rritin pjesën “cash” të ofertës, pra nëse shpenzojnë më shumë se 70 milionë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66