Banorët e fshatit Gramëz në Krujë, ku u ekzekutuan dy vëllezërit Gramoz dhe Xhontil Bardhi, janë të trembur nga ngjarja. Ata shprehen se viktimat nuk ishin djem të këqinj dhe se u ka ardhur shumë keq për këtë krim të rëndë.
”Ata çunat nuk kanë qenë të këqinj. Dukeshin djem shumë të mirë, po të rinj janë dhe nuk e di se si mund të ketë rrjedhur ngjarja. Me personin tjetër nuk kam njohje nuk e di fare se kush është por për këta të vjen kèq, të vjen keq po të vriten dy pula, jo dy djem, dy djem të rinj. Të parët thoshnin se po të kryeje një vrasje duheshin 12 penë buaj, nuk duheshin buaj vërtetë por ishte thjesht idea për të treguar se sa shumë rëndësi ka jeta e njeriut e se sa duhet të mendohej para se të kryejë një vrasje dhe duhet të ketë shume logjike para se të veprojë, por pune të rinjsh”.
Kurse të tjetër, ata i bëjnë thirrje qeverisë që të vërë frenat. ”Është një ngjarje shumë e shëmtuar nuk di çfarë të them, për këtë duhet të marrë masa qeveria, dhe masa të rënda se nesër ndodh tjetra, ç’është kjo qeveri kështu qeveria duhet të marrë masa serioze, këtu është bërë një masakër, i kanë vrarë dy fëmijë, dy djem. Nuk di çtë them me shumë, i bëj thirrje qeverisë që të vihen frenat nuk mund të ketë para ligjit, këtë e kam shok e këtë e kam dajë, ligji është për të gjithë e ligji duhet të jetë i drejtë”.
Vrasje e dyfshitë ndodhi rreth orës 22:25 të mbrëmjes së kaluar në Krujë. Dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi u qëlluan për vdekje nga Roland Pula në lokalin e fshatit Gramëz. Të rinjtë humbën jetën rrugës për në spital. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë prishja e pazareve për vjedhjet. Policia është në kërkim të autorit, ndërkohë që është sekuestrohet makina e tij luksoze.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66