Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, e paska kujtuar 21-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë me një mesazh shumë të qartë: “përkrahja e shtetit gjerman për Kosovën ka qenë për një shtet ku sundon ligji e për një shtet demokratik, dhe jo si dhuratë për disa (individ)”. Me këtë ai ka nëkuptuar liderët që i kemi në krye të shtetit tash e 21 vjetë, ata liderë që formojnë qeveri natën, madje pas mesnate. E, dihet se natën janë aktivë kryesishtë hajnat (e pulave).
Edhe Ambasadorët e tjerë të vendeve të QUINT-it, si dhe komandanti i KFOR-it, paskan zgjedhur Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, si partnere të besueshme në ceremoninë përkujtimore para monumentit në nderim të gjithë atyre që kanë humbur jetën duke mbrojtur lirinë dhe demokracinë e Kosovë. Mungesa e tyre në seancën e sotme në Kuvend, është një vërejtje tjetër edhe për ata “85 deputetët” e Presidentit, Isës, Ramushit, Fatmirit, Behxhet e Rakiqit, që rrëzuan qeverinë legjitime në kohë pandemie, dhe kontrabanduan një qeveri pa legjitimitet.
Miqtë janë me popullin dhe jo me liderët e korruptuar, të cilët dinë ta manipulojnë vullnetin e popullit, por jo edhe ta lexojnë, aq më pak ta respektojnë.
Rifat Buzuku
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66