E kam kritikuar Albin Kurtin me dhjetra herë. E kam quajtur edhe demagog, edhe genjeshtar. I kam kritikuar kauzat e tij, të cilat i kam kuptuar si jo reale. Asnjë postim që e kam bërë për të nuk e kam hequr, as fshehur. Hulumtoni në murin tim dhe i gjeni. Po të doni dërgojani. Unë prapë mendoj se ai e ka pasur keq e unë e kam pasur mirë. Mund të debatoj edhe me të nëse më jipet rasti dhe t’i them në sy pse mendoj ende ashtu siç kam menduar.
Albin Kurti ka bërë gabime dhe mund të vazhdojë perseri të bëjë gabime. Por, ai nuk ka bërë asnjë gabim që ka dëmtuar vendin tonë, siç kanë bërë këta që e kanë pasur pushtetin. Albin Kurti është më i mirë se Thaçi, Veseli, Mustafa, Haradinaj, Limaj dhe Pacolli. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që kam vendosur ta përkrah dhe do ta përkrah derisa të gjithë këta të binjë e ai të ngritet. Tek pastaj mund të vendos ta përkrah një Albin tjetër që ka guximin dhe dijen të ngritet kundër tij!
Në demokraci nuk mund të qëndrojë gjatë askush që nuk ka ide dhe veprime progresive. Nëse në Kosovë ka ndodh ndryshe, kjo do të thotë se ende nuk e keni jetuar demokracinë. Prisni! Të gjithë ata që vijnë me genjeshtra në pushtet më nuk do të mund të jetojnë gjatë. Tash populli është zgjuar dhe po vezhgon e monitoron çdo lëvizje në skenën politike. Albin Kurti ende nuk ka ardhur në pushtet. Ai do të vijë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66