Karakunxhella: “Çmimin e bashkëjetesës e paguajmë me jetë!”
Ja çfarë mendojnë tipat e këtyre intelektualëve, anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, të edukuar me urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve në frymën e shovinizmit serb, që i akuzojnë shqiptarët për secilën fatkeqësi që e godet vendin dhe qytetarët e tij, qoftë edhe fatkeqësi natyrore, epidemi apo pandemi si kjo që aktualisht e ka goditur tërë botën dhe vendin tonë, por askujt në asnjë vend tjetër të botës, ku jetojnë edhe popullsi të përziera, nuk i është kujtuar një shpikje kaq “gjeniale” shoviniste e raciste!
Si nuk u kujtuan asnjëherë këta tipa të intelektualëve, që të thonë sa u ka kushtuar shqiptarëve, jetë, gjak, masakra, shpërngulje dhe shfarosje, kjo bashkëjetesë me tipa të këtillë, nga koketimi i elitave të këtilla politike dhe intelektuale, varësisht nga rrethanat, herë me regjimet serbe, e herë me regjimet bullgare, asnjëherë për shtetin e përbashkët të Maqedonisë së pavarur!
(6.VI.2020)
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66