Mbrëmjen e djeshme u prezantua në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” të Arbana Osmanit, historia e 27-vjeçares Adriana e cila rrëfeu sesi në moshën 12-vjeçare është abuzuar seksualisht nga roja i jetimores dhe kur ka shkuar ta denoncojë në polici është përdhunuar gjithashtu edhe nga polici.
Mirëpo një punonjëse sociale e Shtëpisë së fëmijës në Shkodër ka reaguar përmes disa postimeve të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, ku kërkon që Adriana të përgënjeshtrojë të gjitha ato që rrëfeu mbrëmjen e djeshme, të cilat sipas saj ishin të gjitha të sajuara.
“Kam dy dite që përpiqem, që të bahet kujdes në propagandimin e rastit të vajzës në emisionin e kësaj nate. Shteti duhet të reagojë i pari. Më vjen mirë që u vu drejtësia në vend. Boll janë marrë nëpërkambë punonjësit e shtëpisë së fëmijës. Këtë radhë porositësi paska qëllu ma i dobët”, shkruan Antonjeta.
Ndërkohë ajo kërkon që vajza të ndihmohet të ketë një jetë normale, pasi sipas saj, Adriana me këtë denoncim po përpiqet të fitojë asgjë më shumë se një jetë normale.
“Agjë nuk ashtë e vërtetë nga ato që Adriana tha.
Por duhet të ndihmohet të jetoje normalisht. Këtë kërkon të arrijë.
Forca ta ndihmojmë!”, shkruan ajo.
Ndërsa në një postim tjetër thotë që as vetë Adriana nuk po i beson ato që po thotë.
“Adriana duhet ndihmuar me çdo kusht. Një specialiste, e kupton që edhe Adriana nuk i beson, ato çka po thote vetë”, shkruan psikologia.
Kujtojmë që pas denoncimit të 27 vjeçares u arrestua ish-shefi i Policisë së Fushë arrëzit, por ditën e djeshme ai është lënë i lirë për mungesë provash.
I GJITHË MLLEFI I FËMIJËVE TË SHTËPISË SË FËMIJËS ËSHTË SE: PSE PRINDËRIT I KANË LËNË NË INSTITUCION DHE VETË ATA (PRINDËRIT), JETOJNË ME TJETËRKEND.POR KJO, DO KAPACITET TË KUPTOHET.
Posted by Antonjeta Pero on Saturday, June 6, 2020
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66