E ngritur që në vitin 2016, këtë të dielë Prokuroria e Përgjithshme, informon se ka përfunduar verifikimin për kandidatët që garojnë për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në bazë të ligjit të dekriminalizimit, kanë mbetur 4 kandidatët e fundit në garë. Ndërkohë, SPAK-u do të bëjë edhe vettingun e kandidatëve që do të asistohet nga komisioni me dy prokurorë dhe një ghyqtar.
Kandidatët e mbetur për poizicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë:
1. Aida Veizaj
2. Artur Beu
3. Ervin Hodaj
4. Idajet Faskaj
Çfarë është Byroja Kombëtare e Hetimit
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të jetë strukturë e posaçme për hetimin e korrupsionit të funksionarëve të lartë publikë, përfshi të zgjedhurit vendorë. Funksioni i BKH-së është identik me funksionin e Policisë Gjyqësorë për hetimin e krimeve të tjera.
BKH do të jetë nën varësinë e Ministrisë së Brendëshme. Drejtori i BKH-së propozohet nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe emërohet nga Ministri i Brendshëm, pasi merret paraprakisht pëlqimi i Prokurorit të Përgjithshëm.
Drejtori i BKH-së shërben për 5 vjet, më të drejtë riemërimi. Ai shkarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pasi merret më parë pëlqimi me shkrim i Prokurorit të Përgjithshëm. Ai shkarkohet nga detyra në rast se: dënohet për një vepër penale; për shkelje të Kushtetutës ose shkelje të rënda të ligjit; për sjellje në kundërshtim me rregulloren e Policisë së Shtetit që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e tij; për shkelje të rënda të displinës në ushtrimin e funksioneve të tij.
Prokurori i Përgjithshëm përcakton një prokuror të Prokurorisë së Shkallës së Parë osë të Krimeve të Rënda për të drejtuar dhe bashkëpunuar në hetimet e BHK-së. Punonjësit e BKH-së emërohen nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe duhet të zgjidhen nga rradhët e policëve aktualë.
Një Komision i Pavarur i Rishikimit me ekspertë të drejtësisë penale, që caktohen nga misionet e BE-së dhe SHBA-ve, do të monitorojë rekrutimet, trajnimet dhe shkarkimet e punonjësve të BHK-së.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66