Pas hapjes së kufijve tokësorë ditën e sotme, më datë 15 qershor do të nisin fluturimet Tiranë-Vienë.
Lajmi është bërë i ditur nga TIA e cila njofton se kompania që do të nisë fluturimet do të operojë katër herë në javë.
“Tjetër lajm i mirë nga TIA. Austrian Airlines lajmëron fillimin e fluturimeve me 15 Qershor 2020. Kompania do të operojë me fluturime 4 herë në javë Tiranë – Vienë. Po ringrihemi”, thuhet në njoftim.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66