Çdo banor në Maltë mbi moshën 16 vjeç do të marrë një kupon 100 € për t’i shpenzuar në hotele, bare, restorante dhe dyqane me pakicë.
Kryeministri Robert Abela zbuloi se, si pjesë e një linje masash të marra për të ringritur ekonominë pas mbylljes për shkak të pandemisë Covid-19, njerëzit do të marrin pesë kuponë në vlerë 20 €.
Katër do të jenë për përdorim në hotele, bare dhe restorante ndërsa njëri do të jetë për dyqanet me pakicë.
Abela konfirmoi që të katër mund të përdoren në një blerje të vetme.
Të katër sektorët u mbyllën gjatë pandemisë Covid-19 dhe kohët e fundit kanë filluar të hapin dyert e tyre nën kufizime të rrepta.
Fluturimet do të rihapen më 1 korrik por, parashikohet që tarifat e rritura dhe frika e vazhdueshme do të bëjë që të ketë më pak turistë.
Disa burime qeveritare parashikojnë që turizmi do të bjerë me të paktën 20% ndërkohë qeveria shpreson se nisma e saj do të promovojë turizmin lokal në Maltë.
Paketa totale do të kushtojë 900 milion € dhe mbulon një mori sektorësh të tjerë.
Burimi:Lovin Malta|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66