Nuk ka më asnjë dyshim. Bundesliga gjermane fillon zyrtarisht më 15 maj. Lajmi është konfirmuar përfundimisht pasditen e sotme nga autoritetet qeveritare.
Kjo do të thotë se të premten tjetër do të zbresin në fushë skuadrat që do t’i japin startin javës së 26 të Bundesligës, Dyseldorf dhe Paderborn.
Kujtojmë që vendimi për të rifilluar më 15 maj, ishte kundërshtuar fillimisht nga skuadra e Verder Bremen e cila ishte kundër kesaj date dhe kërkonte 22 majin për rifillimin.
Klubi kishte argumentuar se skuadra nuk ishet në formën e duhur fizike pasi kishte nisur më vonë se të tjerët stërvitjet për shkak të rregullave në këtë land.
Por edhe klubi i Rashicës është detyruar të pranojë vendimin e Ligës dhe do të përpiqet të bëhet gati për të luajtur për mbijetesën.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66