Zgjimi Kompani (Poroj-Xhepçisht-Tetovë: Të flasim me gjuhën e shpirtit, të ndërtojmë ura mirëkuptimi!
Është koha që edhe njëherë të reflektojmë fort mbi vlerat e vërteta të familjes, ta mbrojmë atë nga çdo antivlerë që i kanoset asaj dhe të jemi shembull i familjes me virtytet e saj të patjetërsueshme. Familja është e ardhmja e një kombi, ajo është qeliza e shoqërisë. Sa më e shëndoshë të jetë familja aq më e ndritur do të jetë edhe e ardhmja kombit tonë.
Bajrami është festa e kënaqësisë së besimtarit e cila lind nga shpresa e përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes. Le të shërbejë kjo festë për të larguar brengat, mëritë dhe hatërmbetjet. Të mbjellim virtytet e dashurisë, mirësisë, vëllazërisë dhe miqësisë. Të flasim me gjuhën e shpirtit, të ndërtojmë ura mirëkuptimi.
Ti lutemi Zotit që kjo festë të jetë një sihariq për të larguar sëmundjet dhe fatkeqësitë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66