Zgjedhje online mund të mbahen duke parë modelin e mësimit online; partia të dërgon mesazh për kë voton, ti pastaj e fotografon votën dhe në Whatsap e kthen në parti. Vetëm ky format te ne është i kapshëm.
…
Mungon rinia, dija, guximi, kritika, organizimi dhe kjo më se miri shihet në TV. Në anketat me qytetarë për çështje me interes publik vetëm mosha e mesme dhe të moshuarit flasin, kurse të rinjtë fshihen mos i kap kamera. Hajt tash mere vesh, të parët me plot diploma në xhep, ndërsa të dytët pa asnjë diplomë por të guximshëm dhe kritik.
…
Ti mund të jesh i armiqësuar me Kurtin dhe Ramushin, por shqiptarët andej dhe këndej kufirit janë miqësuar. Kufiri Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni duhet hapur sa më parë. Rama poston thënie profetike, por nuk i respekton ato!
…
Pakoja e tretë ekononike ku përfshihen studentët dhe nxënësit është diskriminuese dhe antikushtetuese. Të gjithë që kanë rogë mbi 15 mijë nuk kanë të drejtën e shfrytëzimit të ndihmës. Po ç’faj kanë studentët dhe nxënësit për këtë, nëse prindi i tyre ka page 15 e 200 den. Ndihma duhet të përfshijë të gjithë studentët dhe nxënësit, ashtu si në Serbi, Zvicër , Shqipëri dhe në shumë vende tjera. Duhet ndryshuar kriteret!
Berat Azizi, gazetar, analist
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66