Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht duke shkuar në punë, në Greqi. Ai po shkonte në ullishte me një zetor.
Mjeti u përmbys duke e zënë poshtë 20-vjeçarin. Ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të shumta.
Mediat vendase raportojnë se ngjarja e rëndë është regjistruar në Megaplatano Atalanti, në Greqi.
Edhe pse shkuan ambulanca dhe ekipi mjekësor, i riu kishte ndërruar jetë.
Ngjarja raportohet aksidentale, gjithsesi një grup hetimor po punon për zbardhjen e saj.
Për momentin nuk dihet emri i shqiptarit.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66