In memoriam
Sot u nda nga jeta, mesuesi dhe kolegu im i dashur dhe shumë i respektuar Ulfet Idrizi.
Shumë njerëz vuajnë nga meraku se do të harrohen sapo të ndahen nga kjo jetë dhe i presin çastet e fundit me këtë makth, mirëpo mësuesin Ulfet Idriz nuk e brente ky merak, sepse ai e dinte se nuk do ta harrojnë kurrë – ata që ua kushtoi një jetë?
Ulfeti është i biri i mësuesit Nazmi. Kush më shumë se këta dy, kanë dhënë më shumë për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja në Forinë? Afro një shekull mbollën shkronja dhe numra në Forinë.
“Mësues” është një fjalë e bukur! Dhe një titull i çmuar, të cilin duhet ta meritosh. Kjo fjalë është ndër më kuptimplotet. Ulfet Idrizi ishte një mësues i tillë.Tërë jetën u mësoi nxënësve se si t’i ndjekin rrugët e dijes dhe të respektojnë vlerat e saj.
Të faliminderës për punën që bëre mësuesi Ulfet!
Në këto momente të rënda për familjen, djemtë nipërit dhe mbesat le t’u ngushllojë vepra dhe puna që e bëri i ndjeri me aq përkushtim dhe pasion. Ai u largua nga kjo jetë me përmbushjen e misionit që iu përcaktua. Ai do mbetet jo veç në kujtesën tuaj, por edhe të nxënësve, kolegëve dhe shokëve të tijë.
I lehtë të qoftë dheu i Rudinës së Forinës që aq shumë e deshe! Zoti të shpërbleftë për veprën Tënde!
Zejni Bilalli – Ukshetina
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66