Më 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë u vra Devi Kasmi, ndërsa për ngjarjen u vunë në akuzë ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari, Altin Hoxhallari, Elton Halipaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.
Dy persona me motoçikletë, kryen qitje me pistoletë, duke vrarë 41-vjeçarin. Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre. Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66