Ndër skandalet më të mëdha të sigurisë në Kosovë ishte vjedhja në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Kosovës në prill të vitit 2009.Këtë e bën edhe më tragjike kur persona të dyshuar kishin lidhje me njerëz të fuqishëm brenda Policisë.FaktePlus e ka siguruar një dokument në të cilin jepën detaje emrat e të dyshuarve në këtë rast, hetimet ndaj tyre, por edhe pushimin e hetimeve ndaj tyre.
Më 25 prill të vitit 2009, rreth orës 07:45, shefi i DKKO-së i Policisë së Kosovës ishte informuar që dhoma e dëshmive aty ishte thyer dhe që ishin vjedhë dëshmi kyçe të konfiskuara në hetimet që ishin duke u zhvilluar.Rasti i referohet hetimit lidhur me vjedhjen në dhomën e dëshmive të Drejtorisë së Krimit të Organizuar (DKKO) më 24 dhe 25 prill 2009.
Në Dhomën e Dëshmive ishin vjedhur 47.627 kg heroinë, 3828.5 euro, 520 Rupi indian, 6.500.000 Lira turke, 5.000 Lej rumune, 950 Lekë shqiptar, dhe një qese e zezë e madhësisë 70x35cm, me të cilën besohet se ishin vjedhur këto gjëra.Sipas dokumentit të siguruar nga FaktePlus, thuhet se për këtë rast dyshoheshin 13 persona, në mesin e tyre edhe Florim Maloku i njohur me nofkën Floki, i cili është dhëndër i ish-drejtorit të Policisë, Shpend Maxhuni, i cili aktualisht është shef i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).Në mesin e të dyshuarve ishte edhe Fadil Syleviqi, të cilin familja Ramanadi e Kiçina e akuzonin për montimin e rastit për vrasjen e familjes Hajra.Vendimi për fillimin e hetimeve ishte lëshuar më 28 prill të po atij viti.Të dyshuarit tjerë në këtë rast, sipas këtij dokumenti, ishin Naim Dashaj, Princ Dobroshi, Gani Haziri, Viktor Hoxha, Artan Jelliqi, Xhevat Lushaku, MujëMakolli, Nysret Mernica, Amin Sejdini, Afrim Ymeri dhe Driton Zheiqi.Me këtë rast ishte marrë edhe Njësiti për Krim të Organizuar i Policisë në EULEX, i cili besonte se vjedhja në Dhomën e Dëshmive ishte e planifikuar dhe organizuar nga katër të dyshuarit, gjegjësisht Fadil Syleviqi, Driton Zheiqi, Princ Dobroshi dhe Florim Maloku, por e kryer nga të dyshuarit tjerë të përmendur në këtë dokument.EULEX-i këtë e bazonte në atë se Florim Maloku ka luajtur një rol të rëndësishëm në vjedhjen dhe në informatat për kryerjen e vjedhjes nga të dyshuarit.Pengesë në sigurimin e dëshmive tjera ishte fakti se Florim Malokun nuk mund ta intervistonin, për shkak se ishte jashtë Kosovës dhe i dënuar në Maqedoni lidhur me një grabitje të armatosur që përmendet në këtë dokument.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66