TemA ka siguruar videon në momentin kur aktivisti ka goditur një prej efektivëve të policisë. (TemA)
Policia e Shtetit gjithashtu ka publikuar disa foto të efektivëve të cilët mbetën të plagiosur nga protesta e djeshme për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Sipas uniformave blu, ata janë kundërshtuar me dhunë nga persona që ishin grumbulluar për të mos lejuar prishjen e godinës, duke tentuar që të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.
”Disa persona nga radhët e tubuesve kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme “Shqiponja”, thuhet në njoftim.
Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës dhe spitalin “Nënë Tereza” dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66