Ministre aktuale e Arsimit nga LDK Hykmete Bajrami së shpejti do të bëhet Ministre e Financave. Nga Arsimit ku e kishte vendosur Mustafa, te Financat! Vendim i Hotit Çfarë gjenialiteti!
Ministri aktual i Bujqësisë nga LDK, vendim i Mustafës , Besian Mustafa, do të bëhet Ministër i Integrimeve Evropiane. Nga Bagëti e Buqësi, në Evropë! Vendim i Hotit.
Në LDK janë të aftë për çdo ministri! Veliu do të bëhet ministër i Punëve të Brendshme dhe gjykatat nuk do të kenë punë!
Nga AAK
Blerim Kuç do të bëhet Ministër i Zhvillimit Ekonomik, por amator se është i dënuar vetëm me 30 ditë burg për refuzim dëshmie… Nuk di pse zgjidhet një me 30 ditë burg, jo një tjetër me më shumë përvojë!
Meliza Haradinaj, nga AAk do të bëhet Ministre e Punëve të Jashtme, e dënuar me 8 muaj burg, e shndërruar me kusht, nëse nuk bën vepër penale tjetër gjatë vitit. Thuhet se një procedurë nuk ka përfundua ende…
Nisma ka dhënë tre emra pa treguar se për çfarë ministrie janë të aftë ata. I ka propozuar si me dije universale, gjenial dhe për 5% vota, do të ketë tre ministra apo zëvendës:
Por kishte propozuar disa duda që nuk kanë qenë kurrë të dënuar! Turp!
Vegla: “Beso!” Do të formojmë Qeveri pa kriminelë! Asnjë nuk do të ketë post ministri që është dënuar më shumë se dy vite! Beso!
Naser Aliu
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66