Nëna e 4-vjeçarit në Berat, të cilin e zuri korenti mëngjesin e sotëm, ka thënë se gjithçka ndodhi teksa vogëlushi donte të merrte ujë. Reshide Brahimasi ka treguar se fëmijën në spital e ka çuar me një makinë të rastit, por vogëlushi nuk shpëtoi dot.
”Më tha një 10-vjeçar, shok i tij që luanin bashkë. Unë e çova në spital me një vajzë, kishte një Benz të parkuar. E kapi korenti se vajti për të marrë ujë”, tha nëna e dëshpëruar, Reshide Brahimasi. Kurse një banor i zonës, deklaroi se në atë park, ku ndodhi ngjarja e rëndë, luajnë shumë fëmijë. ”Këta që mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen, marrin rrogën kot dhe asgjë nuk bëjnë”.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, ku një fëmijë 4-vjeç ra në konktakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën. Fëmija ishte duke luajtur në park, kur preku një prej telave që ushqente dritat e parkut.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66