Sipas informacioneve paraprake një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
E ditur u bë se një burrë i ka vënë flakën vetes gjatë pasdites së sotme. Në fillim u raportuar se ai kishte ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, sipas ‘fax web’. Këtë gjë e kishin thënë familjarët e tij.
Por në njoftimin e dhënë nga policia shkruhet se burri është në gjendje të rëndë.
Në njoftimin e dhënë nga policia shkruhet edhe burri jetonte në lagjen ‘Hajro Cakërri’. Në spital ai është nisur me djegie të shkallës së tretë.
Po ashtu të ditura bëhen inicialet e tij. Ato janë N. H. dhe se burri ishte 57 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimine rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 15:30, në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, shtetasi N. H., 57 vjeç dyshohet se ka djegur veten me lëndë djegëse për motive ende të paqarta. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimine rrethanave.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66