Një student është gjetur pa jetë në banesën e tij, vetëm pak pasi ishte ankuar se kishte patur temperaturë të lartë. 22 vjeçari Kapalu Musenyesa studionte në Londër dhe pak kohë më parë ishte infektuar nga koronavirus.
Familja e tij ka udhëtuar nga Zambia për në Londër, shumë ditë pasi 22 vjeçari ndërroi jetë. Kanë qenë miqtë e tij që kanë bërë të mundur që ceremonia mortore e studentit, të vonohej derisa të mbërrinin familjarët. Ndërkaq, ata kanë hapur edhe një faqe bamirësie ku po mblidhen fonde për të suportuar familjarët në kostot e funeralit dhe shpenzimet e tyre.
Një prej miqve të tij është shprehur:
Kapalu ishte një ndër studentët më të mirë të biznesit. Ai u gjet në dhomën e tij, pasi kishte ditë që nuk kontaktonte me njeri. Ju lutem, ndihmoni sa më shumë me dhurime për familjarët e tij në këtë situatë të vështirë.
Burimi: TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66