Më herët njoftuam se u gjet i pajetë trupi i Martin Seleni, 33-vjeçarit nga Vlora i cili u shpall i humbur prej datës 4 maj nga familjarët.
Seleni u largua nga shtëpia për të marrë rrogën, dhe prej atëherë humbi kontaktet me familjarët ndërsa mësohet se punonte në një fasoneri.
Trupi i tij u gjet i dekompozuar, ndërsa pranë tij policia gjeti edhe xhupin e kuq, që kishte veshur ditën që doli nga banesa.
Mësohet se ai punonte në një fasoneri, ndërkohë mbeten mister shkaqet që mund të kenë sjellë vdekjen e tij por sipas policisë dyshohet se ai ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.
Ai është parë për herë të fundit rreth orës 15:30 të drekës. Pas asaj kohe familjarët, miqtë nuk kanë patur asnjë informacion për të.
Policia e Vlorës e ka gjetur kufomën sot rreth orës 19:00 si rrjedhojë e raportimeve të banorëve të zonës të cilët filluan të ndiejnë aromën e rëndë.
Rreth orës 17:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një banesë të braktisur është gjetur një kufomë e seksit mashkull, gjysmë i dekompozuar. Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nisur nga verifikimet e kryera, Policia ka bërë identifikimin e kufomës që i përket shtetasit M. S., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili është larguar nga banesa në datën 4 Maj 2020. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të humbjes së jetës së 34-vjeçarit, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66