Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Greqi. Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti me zetor.
Mediat greke raportojnë se një shtetas bullgar dhe një shqiptar janë zënë poshtë nga zetori, e për pasojë kanë humbur jetën. Viktimat janë përkatësisht 45 dhe 40 vjeç, kryefamiljarë. Që të dy kishin nga dy fëmijë.
Gruaja e 40-vjeçarit shqiptar dhe të afërmit e tjerë ishin në vendin e ngjarjes dhe kanë shpërthyr në ulërima.
Kanë qënë punonjësit e zjarrfikës të kësaj zonë që kanë nxjerrë trupat e pajetë të dy emigrantëve.
Të dy viktimat po transportonin gurë në karrocerinë e traktorit.
Burimi: LamiaReport | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66