Një e moshuar u gjet e djegur në banesën e saj në Mamurras vetëm pak orë më parë. Mësohet se e moshuara jetonte në shtëpi e vetme prej kohësh.
Së fundmi mësohet se ajo është gruaja e ish-boksierit të njohur Pal Hoti. Viktima 69-vjeçare nështë identifikuar si Gjelina Hoti, ndërkohë që dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë.
Dyshohet se e moshuara ka rënë në kontakt me energjinë e me pas është djegur.
Policia dhe zjarrëfikësja është njoftuar nga fqinjët e saj. Ata janë shqetësuar se prej ditësh e moshuara nuk kishte dalë nga shtëpia.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66