Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kosovë, ku një i ri është hedhur nga kati i pestë i një konvikti në Prishtinë, ku qëndrojnë në karantinë emigrantët e kthyer nga jashtë vendit.
26-vjeçari ka ndërruar jetë sapo kishte mbërritur në spital. Ai kishte pësuar fraktura të rënda në kokë, gjë e cila i shkaktoi vdekjen.
Shefi i Emergjencës, Gëzim Mustafa, ka dhënë detaje për “Express” në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku konfirmoi vdekjen e të riut në QKUK.
Ai tha:
Rreth orës 17:45 e kemi konfirmuar vdekjen. Ka ardhur me shenja të rënda në bazën e kokës. Ka pasur gjakderdhje dhe fraktura te medha. Pra lendimet kane qene vdekjeprurëse.
Ende nuk dihen arsyet që e çuan të riun drejt kryerjes së këtij akti ekstrem.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi paraprak i policisë:
Me datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve dhe një person është përcjell me autoambulance në drejtim të Klinikes Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66