Një tragjedi ndodhi sot rreth orës 08:30 midis rrugës Montenero dhe rrugës Governatore në Livorno, Itali.
Një punëtor, 29-vjeçar shqiptar vdiq pasi u shtyp nga një kamion i kompanisë për të cilën ai punonte.
Në një rindërtim paraprak të fakteve duket se shoferi i ka dhënë mbrapa kamionit ndërsa nuk ka parë 29-vjeçarin për të cilin fatkeqësisht nuk pati shërim pas plagëve të mara.
Mjekët mbërritën në vendngjarje por e gjetën të riun pajetë ndërsa policia po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes duke marrë në pyetje edhe drejtuesit e e firmës.
Burimi: livornotoday Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66