Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme, në Tiranë.
Në zonën e “Fushës së Aviacionit” ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën një 63-vjeçar me inicialet M. P.
Informacion paraprak:
Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, tek ‘Fusha e Aviacionit’, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim punëtori shtetasi M.P., 63 vjeç, ku mjekët e ambulancës konfirmojnë se ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66