Sot, pak më herët, u bënë rrafsh katërdhjetë vjet nga vdekja e shokut Tito.
Dekë e rondë. Me kajtë guri e druni!
Në vaj, gjâmë e kukamë krejt Jugosllavia.
Nga Trigllavi në Gjevgjeli e nga Dragashi në Suboticë!
Në zi e pikëllim republika e krahina autonome, kombe e kombësi, klasë punëtore e fshatarësi.
Me lot në faqe rinia socialiste, organizatat sindikale, burrat e thinjur nga Lidhjet e Luftëtarëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare…
Sy të përlotur të pionierëve të Titos për mësuesin e tyre.
Kishte vdekë biri më i madh i kombeve e kombësive tona.
Rang me Marksin, Engelsin e Leninin.
Strategu i Luftës Nacionam-Çlirimtare, shpikësi i socializmit vetëqeverisës dhe themeluesi, bashkë Nehrunë e Naserin, i Lëvizjes së të Painkuadruarve.
Titon e ka dashtë dhe e ka pa qajtë shumë Kosova.
Me arsye: Për të gjallë të tij, Jugosllavia e tij pat vra veç nja 46 mijë shqiptarë…
Salih Kabashi
Komente:
Ferati Ferratti Fitim ne krahasim me Dreqin Enver Hoxhen ky ka qenë Melaqe.
Ferati Ferratti Fitim Bujar Ameti Enver Hoxha ishte vrasesi me i madh i shqiptareve, pastaj renditen tjeret si Rankoviçi, Tito, Millosheviqi , etj.Numrat e statistika dhe faktet nuk pyesin ideologji.
Naz Shatri Pacollit i ka kan shumë keq që kishte “Qenë në kabinetin e tij 11 muaj” si përkuhdeses i rrobave të tija, sepse Jugosllavija me 22 milion banor skishte stilista dhe mjeshter modash e tjere e kishin gjet ne pyell ket stilistin ton duke bajt dru me kuaj, e kishin marr. Rastësisht edhe selim Broshin e kishte taku në foto nga e majta ne te djatht Pacolli ne mes.
Beshir Jashari Ky eshte pejgamei i Isa Mustafes!
Ai sot man zi n’15h 05 he jau dhjefsha ideologjin bashk me akte e vepra!
PS: n’75 kur u kan pas ardhë n’Dardani, aq shumë që ky Tita i , dojke,, shqiptarët- ua burgoske Shkrimtarët( Jakup Ceraja)
Bekim Alirexhaj Smajl Elezaj
Po te ndegjon Bexheti e te hidhrohet
Agim Muhaxheri kqyreni Isa Mustafa i pikëllum para xhenazes të Marshallit. 40 vjet ma vonë opet po e lyp pushtetin
Ekrem F. Raçi Të rroni, e ta kujtoni!
Agim Morina
Bali Bogaj Dyshohet se pacolli ka marr pjes në vrasjen Gervalla.
Zymer Kuqaj Rilindja të nesërmen shjruante më shkronja të mdha shkruante “Tito ka vdek, vepra jeton”.
Kosova e sotme më së miri e dëshmon së vepra e Titos jeton?
Shkumbin Muriqi Sot katërdhjetëvjet martohet një kushëri imi! Në epiqendrën e kersimave të tupanav e Defave Një Kushëri tjetër e bjen lajmin e hidhur mos krushqive !! Amon bre nalni dajret Amonnn! Ç’ka u ba bre hajri e dafte…? U Deke TITA medet….Bahet njëfar situate pat pozicion ngreh e mos kput …Me ja grah me dajre problem me prish dasmën ase ashtu sjau merrka menja …Adrenalin prej Tupanave….Çka mu ba thojne ti vesim Pleqtë! E pysin Babgjyshin tim Hasan Bardheci! Amon Mixhe ç’ka mu ba!? Pse bre ç’ka u ba me Mixhen? U deke TITA….! Hajt more me Mixhen shkoqni Tupanat krejt në emër temin! Jon deke Pejgambert e su ba nami ! …koka deke Tita punë e madhe….
Asllan Dervishaj Ushtar ne novisad kam qen. Bile ishim duke lozur futboll apo loj me kembe afer bazes ushtarake,kaqen magazin ku i furnizonin krejt Bazat ushtarake te serbis, ngarko e shkarko,aty iqonin, apo indshkonin ne gjaja problematikat, apo te pa dexheshmit ate si ndeshkim. Mickoja apo mushkonja kund as kurr ma shum skam pa. Myt nakan, aty kaqen edhe djali I BRANKO AMULLES As nji sherbim se kryente veq kur vinte te flint nji her ne jav si vizitor ku posedonte dhom te veqant perte, ene jetonim si ne kurth te thive. Ate koh ika dergu leter Fadil Hoxhes dhe ju kam anku se qfar diskriminime na bajn ne shqiptareve te kosoves si askujt tjeter? Per xhixhja asnjiher nuk na ka ardh, diskriminimet,kurr nuk na ikan ndal, ne krye te tre mujve me kan dergu ne prekomand, nga Valeva ne baqka topoll mu kujdes ne shtall te thive, ku per me dal nga aty embyta nji thi,pastaj me Qun ne novisad ne magazin, pas novisadit me kan transferu ne Vershac ne karaull kufi rumoni jugosllavi, vija ma gjat dhe ma e lodhshme qe ka qen ne ate koh, por une si gjith her asnjiher hajrin smakan pa veq sherrin, se asnjiher permi dy killomeyra sjau kam kontrolli, por flejshim neper shpi romunesh, besa nakan nejt gati fshataret atje se idonini ato ushtaret. Ne novisad kur ishkarkonim nga vagonat thaset me mill sheqer e kryp, shkysha perpara vetem, para se me ardh te tjeret, e ata dyshun ne mu dhe ma ndrrun vendin, si denim ne fund mkan denu me dy jav pas perfundimit te sherbimit. Ata qe kan qen ne ate koh edin per qka po flas esidomos pas vdekjes se personit ne fjal, qetnikun e kam zan para se mem ardh mem ra me thik ne shtraz afer lumit danub ne novisad, kam lajmeru per ndihm bazen ekem qarmatos dhe ekemi dergu ne mbajtje, pastaj me kan largue prej atje ne Vershac karaull. Ne shtator vitin 1981 kam perfundu me sherbim.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66