Rankoviqi ishte dora e djathtë e Titos
“Titoja ishte i mirë, Rankoviqi ishte i keq”, flisnin dikur trushpërlarët, ata që morën pjesë dhe ata që përpiqeshin të fshihnin krimet e tmerrshme që kanë ngjarë në kohën kur Josip Broz Tito ishte komandantë i Forcave të Armatosura të Jugosllavisë, president i shtetit, sekretar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë etj. Ai ishte zot dhe diktator absolut për Jugosllavinë, me urdhër apo në dijeni të tij janë vrarë 50.000 shqiptarë në Dardani dhe në territoret etnike të okupuara nga Jugosllavia (Maqedoni, Mal të Zi, Luginë), janë dëbuar në Turqi mbi 250.000 shqiptarë, kanë kaluar nëpër duart e UDB-së mijëra të tjerë, ndër të cilët shumë kanë vdekur nga torturat.
Rankoviqi ishte ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, me urdhër të Titos i ka bërë të gjitha ato që i ka bërë. Ta amnistosh Titon dhe ta ngarkosh vetëm Rankoviqin është përpjekje për të amnistuar dhe mbuluar krimin e tij dhe të disa lakenjve edhe në Dardani.
Ndikimi i propagandës titiste ishte i fuqishëm edhe në Shqipëri, diktatorin më të tmerrshëm në Ballkan ata e vlerësonin të mirë. Ka zëra fantazmë që edhe sot thonë se Titoja ishte i mirë.
Gani Mehmetaj
Komente:
Selim Dragobuzhda Gashi
Fatkeqsisht ka shumë edhe pas 40 viteve që ka lanë trutredhur.
Vetem 6 jetë në APJ e kamë pas Komantat se iku më 4 maj 1980 por la shumë si ai në këto hapsira.
Arsim Kastrati
Me respekt!
Pse cili lider asokohe ishte i drejtë ndaj popujve të nështruar?
Megjithate ky Titoja e largoi Rankoviqin nga skena.
Kur e krahason Titon me Enver Hoxhën nuk del aq i keq sa po thuani ju!
Po thuani se në kohën e tij janë vrarë 500000 shqiptarë nga pushteti i tij!?
Me u vra janë vra edhe ate jo pak, por aq sa thoni ju, se kam dëgju e lexu askund dhe po si shqiptar skemi pse ta duam figurën e Titos, por të vërtetën duhet ta themi!
Gani Mehmetaj
Lexoni publikimet e historianeve tone, mos shkruani permendesh. Vrasjet e shqiptareve jane bere ne periudhen 1945-48 nga ushtrtia qe ishte nen komanden e Titos.
Arsim Kastrati Gani Mehmetaj
Pajtohem, janë bërë, por jo aq sa po thuani ju! Nëse e kam lexuar drejt ju po thoni janë vrarë pesqindmijë shqiptarë, shifër që më duket mua shumë e madhe!
Edhe 50.000 (pesëdhjetmijë), nëse keni menduar kaq dhe e keni shkruar gabim ose unë po e llexoj gabim 50.0000, është shifër diskutabile, gjithnjë sipas historianëve objektiv.
Dalmat Shpati
Na lodhen kosovaret me foto te Titos,,,para se postojne foto te tij i udhezoj t’a lexojne kete shkrim!
Liburni Bunjaku
Disa kosovarë-Joo shqipetaret e Dardanisë(Kosoves)!
Luigj Gjokaj
Kete qe thuani ju esht shum e verrtet….Klyshi i Titos ..Rankoviqi nuk ka len gje te keqe pa ber ne Familien time…e per fat te keq ende ka tradhtar Zemer Zi qe e dojn….
Agim Shala
Po e vertete ! Ndersa Enver Hoxha zhduku prej faqes se dheut 18% të intelektualeve Shqiptarë gjatë qendrimit të tij ne pushtet ! Kur Shqiperia gjatë luftës se dytë botërore humbi 28 % të popullates ! Ajo që m’shokon ne Dardaninë e pas luftes që disa Shqipfoles thoshin :Skemi prit diçka t’mirë prej Shkaut, por qebesa disa gati ma t’zi se e edhe Shkiet ?!!
Paulin Pali
Njelloj sic shprehen ketej..: Enveri ishtr i mire,..por te keqijat erdhen nga keta te tjeret neper rrethe..!
Ne fakt as fryme nuk merrte kush te nesermen,..nese Enveri e thoshte ne darke.
Lek Marku
Zoti të rujt Gani Mehmetaj
për kto informacione klm respekte Shqipe .
Aferdita Kastrati
Gani baba im ishte torturuar ne kohen e Rankoviqit per 72 orë rresht, tregonte se torturat kan qenë aq çnjerzore saqe per 2 muaj nuk ka mundur te shkelte në kembë. Si pasoj e rrahjes së shputave dhe zhbirimin e thonjëve. Kam qenë femijë kur i tregonte keto ngjarje dhe me janë ngulitur në kokë!!!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66