Javët e fundit jemi bombarduar me sulme nga distanca ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Akuzat dhe kundër akuzat ndërmjet këtyre dy liderëve, po na bëjnë të mendojmë sikur kemi të bëjmë me dy shtete të ndryshme, dhe jo me një Kosovë të varfër e të plaçkitur shumë keq nga liderët hajna.
Me qëllim që të dallojmë e kuptojmë se cili po e thotë të vërtetën, dhe cili po gënjen, jam konsultuar me disa psikologë. Këshilla e tyre ishte: “Dëgjoji me vëmendje, cili po çalon në fjalime, dhe cili po flet rrjedhshëm. M’i treguan edhe shumë hollësira të tjera, por unë jam njeri që logjikoj thellë, dhe nuk më mbushet lehtë mendja.
Prandaj, mendoj se enigma e zgjidhjes së të vërtetës rreth hasmërisë ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit, mund të zgjidhet më së miri përmes një ballafaqimi në ndonjërin nga televizionet tona. Të dy lidert ia kanë borxh popullit një ballafaqim të drejtëpërdrejtë në studio, dhe jo nga largësia. Ky do të ishte një rastë i mirë, që populli të kuptojë se kush po e thotë të vërteten, dhe kush po gënjen.
Një mundësi e dytë për të bërë dallimin ndërmjet liderit mashtrues dhe liderit të sinqertë, është një ftesë që të gjitha televizionet tona t’ua dërgonin dy liderëve të hasmuar. Dhe, nëse njëri do ta pranonte ftesën, ndërsa tjetri do ta refuzonte, atëherë nuk do ta kishim të vështirë të kuptojmë se ku fshihet lepuri!
Rifat Buzuku
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66