Presindeti Hashim Thaçi në një deklaratë të tij e ka quajtur ‘uzurpator’ kryeministrin në detyrë Albin Kurti.Këtë deklaratë e ka komentuar për “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti, duke thënë se, Presidenti s’po e duron dot faktin se Gjykata Kushtetuese mund të anulojë vendimin e tij.
“Gjendja psikologjike e Hashim Thaçit është më e rëndë se kurrë, ky njeri spo e duron dot faktin se Gjykata Kushtetuese mund të anulojë vendimin e tij. Në këtë aspekt Thaçi e di se fundi politik i tij nuk është i largët andaj është bërë i egër”, thotë Mehmeti.
Me tej shton se, është ai që ka uzurpuar presidencën pa votat e popullit.
“Thaçi është ai që ka uzurpuar presidencën pa votat e popullit dhe me vota të kontrabanduara të deputetëve. Thaçi akuzon Kurtin ngase nuk e lejoi të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, dhe me inat s’po mundet ende ta harroj. Thaçi ndodhet në gjendje të rëndë psikike”, përfundon Mehmeti.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66