Është gati për t’u hedhur në treg testi që mund të identifikojë Covid-19 në një orë. FDA, organizmi amerikan që dekreton barnat, ka miratuar testin e parë që përdor sekuencat e ADN-së të quajtura CRISPR. Testi përdor një enzimë të quajtur Cas13, e cila mund të gjej në një kampion të marrë nga goja ose hunda e një pacienti, gjurmët e koronavirusit.
Sipas grupit të punës që ka adaptuar testin për COVID-19, që përfshin shkencëtarë nga universitete si MIT dhe Harvard, ky test e zbulon virusin në 100% të rasteve, duke eliminuar gabimet dhe pozitivitetet e rreme.
Koha e shkurtër e identifikimit të virusit vjen nga një karakteristikë të enzimës, që në momentin e kontaktit me koronavirusin lëshon një lloje drite karakteristike, falë një substance fluoreshente. Testi zakonisht ishte menduar për viruse të tjera por pandemia globale ka ndryshuar objektivat e kompanisë.

A woman models a small bottle labelled “Vaccine COVID-19” in this illustration photo April 10, 2020. (CNS photo/Dado Ruvic, Reuters) See BISHOPS-ETHICAL-COVID-VACCINE April 20, 2020.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66