Një tërmet me magnitudë 6.2 ra në rajonin qendror të detit Mesdhe në orët e para të mëngjesit të së enjtes, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit, rreth 240 km në jug-perëndim të rajonit Methoni të Greqisë, ishte në një thellësi prej 10 km, tha EMSC. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Greqi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Ky është tërmeti i dytë që godet Mesdheun këtë muaj, pasi më 2 maj, një tërmet me madhësi 6 ballë, goditi ishullin grek të Kretës.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66