Peshkopi Joanikije dhe shtatë priftërinj të Kishës Ortodokse Serbe u dërguan në komisariat.
Peshkopi Joanikije aktualisht është në komisariat me shtatë priftërinj të tjerë, ku ata po japin deklarata me rastin e liturgjisë së sotme në Nikshiq. Një numër i madh i serbëve u mblodhën para ndërtesës së stacionit policor, raportojnë mediat malazeze, transmeton Kosova.info.
Kujtojmë se ka pasur tensione edhe para krizës së pandemisë kur serbët bllokuan rrugët dhe krijuan parregullsi në parlamentin malazez si pasojë e votimit të një ligji të ri për liri fetare.

Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66