Po, por shumë nga ju, i nderuar Lutfi Haziri, po marrin rolin e organeve të rendit!
Së pari duke shtuar dhimbjet e prindërve e të familjarëve pas humbjes tepër të rëndë e fatkeqe të djalit të tyre.
Duke shkaktuar kësodore tronditje te të gjithë qytetarët.
Duke ngritur akuza ende pa u kryer, bile ende pa filluar hetimet.
Duke e politizuar e duke e paragjykuar një tragjedi.
Duke spekuluar e manipuluar skajsmërisht rrezikshëm me një rast tragjik deri në përmasa të pabesueshme inhumaniteti.
Të spekulosh me një fatkeqësi për përfitime politike është sa shpirtkeqësi poaq dhe krim.
Ndaluni e thirrni mendjen, o njerëz!
I nderuari Lutfi Haziri, zotëri kryetar i Gjilaninit, Ju lutem Jini në nivel të detyrës! Unë ju besoj.
Salih Kabashi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66