Pas më shumë se dy muajve, Sllovenia sëerish ka hapur aeroportet ndërkombëtare, njofton MIA.
Në Aeroportet në Lubjanë, Maribor dhe Portorozh prej sot në mëngjes janë lejuar fluturime ndërkombëtare nga vendet anëtare të BE-së, por edhe nga vende të treta.
Brigita Zorec, përfaqësuese e kompanisë “Fraport”, e cila operon me Aeroportin e Lubjanës theksoi se të gjithë ata që hyjnë në vend duhet të vetëizolohen në karantin për shtatë ditë.
“Presim që masat kundër përhapjes së koronavirusit sa më shpejt të hiqen dhe deri në fund të majit të mbërrijmë në normalizimin e situatës me transportin ajror”, theksoi Zorec.
Aviotransportuesit paralajmërojnë sërish rinisjen e fluturimeve deri në fund të majit.
Ndërkohë, shtetas të Sllovenisë prej ditës së djeshme kanë nisur të hyjnë në Kroaci, pasi që ky vend fqinj hapi kufijt. Por, bëhet fjalë për shtetas slloven që kanë prona ose punojnë në Kroaci, por një pjesë kanë edhe kamp shtëpiza për pushime. Të parët që kanë shfrytëzuar këtë të drejt janë mbi 100 shtetas slloven.
Zëdhënësi i Qeverisë sllovene, Jelko Kacin tha se përveç pronarëve të shtëpive apo pronave, do të kërkohet që drejt Kroacisë të kenë të drejt të udhëtojnë edhe anëtarët e familjeve të tyre.
Kroacia ka hapur kufijt vetëm për hyrjen e shtetasve të saj nga vendet e tjera, por edhe shtetasve të huaj që kanë biznese apo aktivitete biznesi në Kroaci, por rreptësisht kërkohet zbatimi i masave për tu mbrojtur nga përhapja e koronavirusit. Kroacia ka paralajmëruar hapjen e plotë të kufijve mund ta bëj më 15 qershor, sipas paralajmërimeve edhe nga Bashkimi Evropian.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66