Një ndër moderatoret më simpatike të ekranit është padyshim Fjoralba Ponari. Ajo tregohet shumë aktive në rrjete sociale, sidomos gjatë ditëve të karantinës dhe ruan një kontakt të përditshëm me ndjekësit.
Fjoralba ka realizuar shpesh mini-intervista me ndjekësit në Instastory duke zbuluar të reja nga karakteri i saj, jeta profesionale por dhe ajo private. Kështu ka bërë dhe së fundmi, teksa iu ka kthyer përgjigje pyetjeve të ndryshme.
Një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse i është thyer ndonjëherë zemra dhe moderatorja nuk ka hezituar të përgjigjet dhe as nuk e ka fshehur. Fjoralba ka pranuar se i është thyer zemra dhe shprehet se për këtë nuk ka asnjë vaksinë.
Po ashtu ajo ka dhënë dhe disa këshilla se ç’duhet të bëjë njeriu kur kjo ndodh. “S’ka vaksinë kundër thyerjes së zemrës. Fokusohu në ndjesitë pozitive të jetës, këndo, kërce, lexo, dil me shoqërinë, nis një hobi të ri. Bëj gjërat që do, rritu si njeri dhe do tërheqësh të njëjtat gjëra e njerëz pozitivë rreth vetes”, ka shkruar Fjoralba.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66