Gazetari Drini Zeqo ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan-it”. Si rrallëherë, ai ka folur dhe për jetën e tij private dhe njerëzit e tij më të dashur.
Teksa në ekran u shfaq fotoja e motrës së tij, Zeqo tregoi se ajo është dashuria e tij më e madhe ndonëse janë dy tipa të ndryshëm. “Sytë e bukur janë të një vajze që unë e dua shumë. Mbase është dashuria më e madhe. Është motra ime Bora dhe e dua shumë.
Bora është një personazh shumë ndryshe nga unë, shumë e tërhequr, nuk është njeri shumë i ekspozuar me mediat. Kam qenë unë që qëkur isha i vogël e mora këtë vëmendje dhe mbeti tek unë dhe të gjithë ma lanë projektorin drejtuar nga ana ime”, u shpreh ai.
Gazetari foli për ashtu për humbjen e të atit duke treguar se ka qenë një ndër momentet më të vështira për të. “Humbja e babit ka qenë një moment i vështirë. Unë kam qenë duke punuar për një projekt televiziv në ato moment dhe mu desh ta lija të kyçur dhimbjen dhe të vazhdoja përpara”, tha Zeqo.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66