Variantet koalicionuese opozitare shqiptare ia japin fitoren e radhës BDI-së
Dal nga dalë po largohet Covid-19 e afrohen Zgjedhjet Parlamentare, partitë politike në RMV bëjnë plane e programe parazgjedhore për të dalë sa më të përgatitur gjatë kampanjës zgjedhore. Është e qartë se vota maqedonase do shpërndahet në dy drejtime, një, në atë të LSDM-se, dy, në atë të VMRO-së, problemi më i madh e qesharak do jetë vota shqiptare e cila do shpërndahet në katër drejtime: njëri drejtim i votës shqiptare do shkonte drejt partisë në pushtet, BDI-së, drejtimi i dytë i votës shqiptare do shkonte drejt mini-koalicionit ASH-AAA, drejtimi i tretë i votës shqiptare do shkonte drejt Besës e LSDM-së, drejtimi i katër i votës shqiptare do shkonte drejt PDSH-së.
Për dy taboret e partive maqedonase pozitë (LSDM) e opozitë (VMRO) nuk do flasim, se dihet pozita e opozita, s’ka tjetër, po halli i keq i yni është me partitë tona shqiptare të ndara e përçara në katërshe copa, copa. Po, edhe për BDI-në që është në pushtet nuk do flasim, dihet, ata duan të jenë dhe më në pushtet, problemi më i madh është me opozitën shqiptare që trumpetojnë fitore, mirëpo fitorja e tyre karshi BDI-së është shumë e largët. Si mund të jetë e afër fitorja e opozitës shqiptare me këto koalicione të tollovitura e të pa logjikshme, shikoni çfarë koalicione qesharake janë bërë, ASH-ja opozitare ka bërë koalicion më ALTERNATIVË-n në pushtet; BESA opozitare ka bërë koalicion me LSDM-në në pushtet. Atëherë miq, sinqerisht, na tregoni se si mund të fitonte opozita e përçarë në katërshe BDI-në me qeverisje 18 vjeçare në pushtet? Jo, jo miq më kësi përçarje koalicionesh të opozitës shqiptare nuk fitohet BDI-ja.
@S.Mehazi
Sulejman Mehazi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66