Shkencëtari i cili ishte një nga këshilltarët kryesorë të kryeministrit britanik Boris Johnson, sapo ka dhënë dorëheqjen. Profesori Neil Ferguson, është pikërisht personi përgjegjës për vendosjen e bllokimit në Britani, pasi ishte pikërisht ai që i sugjeroi masat e duhura kryeministrit. Por, pavarësisht se 51 vjeçari sugjeroi marrjen e këtyre masave, ai vetë nuk i zbatoi ato. Profesori i kërkoi gruas së tij të udhëtonte drejt Londrës, për ta vizituar në shtëpinë ku po qëndronte, pavarësisht bllokimit.
Neil jo vetëm që e cilëson bllokimin si një masë jetike, por gjithashtu sapo kishte mbaruar 14 ditët e karantinimit pasi kishte testuar pozitiv për Covid-19. Praktikisht, personi që parashikoi se nëse nuk do vendosej bllokimi, 500.000 britanikë mund të ndërronin jetë, ka shkelur të gjitha rregullat që ai vetë ka sugjeruar qeverisë. Ai është fotografuar dhe lajmi ka bërë xhiron e mediave britanike, gjë e cila e ka shtyrë të japë dorëheqjen.
Vetë profesori është shprehur:
E pranoj që kam vepruar gabim. Besova se pas 14 ditësh pas testimit, do të isha imun ndaj koronavirus. Më vjen keq për mesazhin negativ që përcolla tek njerëzit me veprimin tim të nxituar. Duhet të tregohesha një model në ndjekjen e rregullave të kësaj pandemia shkatërruese, por i zhgënjeva të gjithë. Njësoj si ju, edhe unë duhet të zbatoj çdo masë dhe udhëzim qeveritar, për këtë arsye e ndjej të nevojshme të jap dorëheqjen.
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66