Në kohë pandemie, një lajm i mirë nga Selaniku
Është kënaqësi e veçantë të prezantohesh në një antologji të përmasave ndërkombëtare. Ditë më parë, Shtëpia botuese Literatus nga Selaniku, botoi Antologjinë e tregimit ballkanik, në të cilën, midis 68 autorë nga të gjitha shtetet e Ballkanit, me tregim jam përfshirë edhe unë. Natyrisht, në këtë kohë të pandemisë, lajmi që më erdhi nga Selaniku, ishte një befasi e këndshme, aq më tepër kur bëhet fjalë për një botim voluminoz (428 faqe), në të cilën janë përfshira mjaftë autorë të famshëm, siç janë Ismail Kadare, Orhan Pamuk, Mirsollav Kërlezha, Adonis Samarakis dhe shumë të tjerë. Vlen të potencohet si vitin e kaluar u prezantova në Antologjinë e tregimit shqiptar të shekullit XXI.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66