Mijëra protestues ndaj bllokimit u mblodhën të premten në konviktin e plazhit Huntington, të zemëruar nga urdhri i Guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom, për të mbyllur plazhet dhe kërkuan që të hiqen masat kufizuese.
Newsom mbylli plazhet shtetërore dhe lokalet në Orange County,që nga e premtja në mëngjes, pasi njerëzit injoruan rregullat e karantinimit.
Njoftimi i mbylljes shkaktoi kritika në Huntington Beach, në veçanti, pasi rreth 3000 njerëz u mblodhën për të shprehur zemërimin e tyre, raportoi ABC News.
Shumica u panë duke mbajtur flamuj amerikanë, ndërsa Këshilli i Huntington Beach njoftoi se kishte votuar për të paditur guvernatorin për mbylljen e plazhit.
Por Newsom njoftoi gjatë një konference për shtyp se urdhri i ri vlen vetëm për plazhet shtetërore dhe lokalet.
Të enjten, Orange County shënoi 145 raste të reja në gjashtë ditë, pasi plazhet u hapën javën e kaluar.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66