Pfizer u jep dozat e para të vaksinës eksperimentale amerikanëve ‘të rinj dhe të shëndetshëm’ dhe premton 20 milion doza deri në fund të vitit.
Gjiganti farmaceutik, Pfizer ka filluar provat eksperimentale të vaksinave të koronavirusit për provën klinike në bashkëpunim me BioNTech SE.
Nëse vaksina provohet të jetë e sigurt dhe efektive në prova, mund të jetë e gatshme për shpërndarje të gjerë të SHBA deri në fund të vitit.
Vaksina, e cila përdor teknologjinë e të dërguarit RNA (mRNA), ka potencialin të jetë ndër vaksinat e para kundër virusit që ka infektuar më shumë se 1 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe ka shkaktuar rreth 68,000 viktima.
Pfizer iu bashkua vonë garës për të bërë një vaksinë kundër koronavirusit, por shpreson që me rezultatete saj në 360 vullnetarë të shëndetshëm, të mund të ecë përpara dhe të ketë më shumë se 20 milion doza gati.
Pfizer po investon në zhvillimin e aftësive të veta prodhuese për vaksinën, dhe po përgatit vendet në Massachusetts, Michigan, Misuri dhe Belgjikë për të filluar prodhimin e saj.
Nëse miratohet, të dyja kompanitë do ta shesin bashkarisht vaksinën.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66