PO MBYTEMI NGA LIUMI JONË!
Ndryshimet te ne shqiptarët nuk erdhën nga mendimi kritik i shoqërisë tonë apo nga opozitat konstruktive, por ndryshimi erdhi nga llumi i së keqes që e krijuan vetë ata që e udhëhoqën këtë popull në rrugë politike, arsimore dhe fetare! Kjo do të thotë se i mbyti ,,haramllëku’’ i vetë siç thotë populli! Po ne pse heshtim kështu!? Dikush thotë se nuk kemi masë kritike, dikush thotë se nuk kemi dije të dallojmë të mirën nga të keqja, dikush thotë nuk kemi guxim, pasi jem të frikuar, e të tjera, e të tjera! Të gjithë mbajnë nga pak! Por kur ndodhën ndryshimi, kujt duhet t’ia japim ,,meritat’’ pasi ata vetë e rrëzojnë veten, që do të thotë u mbytën në llumin e vetë! Kjo nuk mund të mbetet pa përgjigje, sepse ata që kanë qenë afër llumit nuk mund të pastrohen lehtë, pasi kanë heshtur me vite, e viktima tani është vetëm individuale, kjo nuk është kështu, gabimi apo mëkati është strukturorë dhe përgjegjësia është kolektive në sistem e më gjerë. Ata që duan ta ndryshojnë strukturën apo sistemin, duhet të niset me ide shkencore, përparimtare dhe me individ të papërlyer në atë sistem, qoftë politik, arsimor apo fetar. Krijimi i një strukture apo një sistemi të ri do guxim, dije dhe vendosmëri, sepse në të kundërtën është mbulimi i llumit me llum. Kjo nuk duhet të ndodhë, pasi përgjegjësia fillon që të jetë kolektive. Është koha e fundit që secili, qoftë individ apo gruporë të mbajnë përgjegjësinë, pse jo edhe vlerat dhe meritat të dimë se kush i merr! Atëherë bota intelektuale do të na verësojë si komb i organizuar për meritat apo gabimet që i bëjmë. Këto merita apo gabime do të jenë të atyre që i drejtojnë ato organe,( sëmundja do të jetë e identifikuar). Në të kundërtën përsëri do të mbytemi nga llumi jonë!
Bajramali Selimi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66