NUK DUA TË SHOH PAS
Kam mbetur fill i vetëm
si gurët e ushtarit të vrarë në pyllin e braktisur
edhe rrugën e kam humbur
pasi nuk dëgjohet as zë hoxhe e kambane nga kodrat
nga idhujt e rrejshëm që mbajë çelësat e fatit tragjik.
Dielli e hëna nuk ma humbin orientimin
të dalloj natën nga dita dhe stinët e rrotullimit,
por kam mbetur fill i vetëm
rrugët më duken me barishte të egra
e zërat nga moçalet e pista më ngjallin neveri.
Të gjallët më duken të vdekur e të vdekurit të gjallë,
sepse fshinë baltosen e kujtesës tonë të pakët
pasi çmenduria matet me çmendurin e dehur
që prodhon pisllëkun me aromë të rëndë.
Kam mbetur fill i vetëm
dhe nuk dua të shoh më pas
se habitem se si arritëm këtu pa gjurmë,
por buza pak më qeshi kur një njeri i madh thoshte;
rastësia na shpëtojë apo Zoti kishte vu dorë mbi ne.
Dhe unë nisem përsëri, po ku shkoj ende nuk e di!
Bajramali SELIMI
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66