Së fundmi në një intervistë për mediat daneze, Bendtner ka zbuluar se është një fans i madh i lojës së pokerit dhe se ka humbur plot 6 milionë sterlina duke luajtur poker, megjithatë ai ka shtuar se nuk është i varur nga kjo lojë.
“Kam luajtur shumë poker në jetën time. Luaja kundër profesionistëve që në moshën 19-vjeçare. Është e vështirë ta përcaktoj shumën që kam humbur, por mund të jetë rreth 6 milion euro. Nuk kisha një problem me lojërat e fatit. Gjithmonë e kam kontrolluar, por një natë në Londër situata doli jashtë kontrolli dhe mund të përfundonte shumë keq.
Që pas asaj nata ndalova së luajturi shumë para. Luaja me shuma të vogla, me miqtë e mi. Luanim nga 12 sterlina secili”, tregon Bendtner.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66