Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, foli pas mbledhjes në FSHF në lidhje me vendimin e marrë që kampionati të rifillojë në datën 3 qershor. Sipas numri një të skuadrës së kuqe, deklaroi se ai dëshironte që gara të ndërpritej farë pasi sipas tij, Shqipëria nuk i ka kushtet e duhura.
“E vështirë që në Shqipëri të plotësohet protokolli, por do mundohemi. Do ketë kosto më të madhe. Shpresojmë ta realizojmë. Nuk është e vonuar data 3, qershor nuk mund të fillonte më shpejt. Unë doja të ndërpritej fare për vete.
UEFA nuk e lejon që të ndërpritet sepse digjen klubet që shkojnë në Europë. Partizani është jashtë Europë, por edhe kushtet e Shqipërisë, janë të vështira, ndaj opinioni im ishte që të ndërpritej. Por UEFA i penalizon klubet që shkojnë në Europë, ndaj do bëhet, por kushtet në Shqipëri janë shumë të vështira”, u shpreh Demi.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66