
“Duke qenë se jemi në prag të fundjavës, shumëkush nga ju do të dijë çfarë ka të re, e pashë të arsyeshme ta bëj këtë komunikim. Duhet të flasim shumë qartë dhe shumë drejtpërdrejt. Ky është një moment delikat kur po hapemi dhe po i ekspozohemi rrezikut të infektimit.
Nga e hëna, futbolli, atletika, çiklizmi mund te zhvillojnë stërvitje, por kuptohet duke ruajtur distancën dhe disa rregulla te tjera. Sakaq, ende nuk mund te behet fjalë për stërvitje ne pallatin e sportit, megjithatë lajmi i mire është se basketbollistët, volejbollistët, mundësit, peshëngritësit etj, mund te zhvillojnë përgatitje fizike ne ambiente te hapura gjatë kësaj periudhe sa për të marrë formën fizike”, deklaroi Rama.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66