Qeveritë në të gjithë botën po përballen me presionin në rritje, për të hequr bllokimet që synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.
1Më 12 maj në Kiev të Ukrainës, artistët dhe punëtorët e industrisë së argëtimit, kërkuan mbështetje financiare nga qeveria dhe një lehtësim të masave të izolimit. 2Një protestuese në Kiev më 5 maj, e veshur me një maskë mbrojtëse për fytyrën, qëndron në mes të manekineve, gjatë një mitingu para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë së Ukrainës. Protestuesit po kërkonin kujdes më të lartë për pacientët COVID-19.3Policia ruse u përball me turmat e njerëzve që protestonin kundër urdhrave të izolimit në Vladikavkaz, Osetinë e Veriut, më 20 prill.4Banorët e kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad, me maska mbrojtëse dhe duke praktikuar distancën fizike, protestuan kundër një qendre karantine që u krijua në lagjen e tyre. 5Policët në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi, arrestojnë mbështetësit e një partie opozitare derisa po zhvillohej protesta kundër zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend.6Protestuesit në Tel Aviv të Izraelit morën pjesë në një demonstratë për të protestuar kundër masave të izolimit të vendosura nga qeveria e kryeministrit, Benjamin Netanyahu. 7Policët pakistanezë arrestojnë disa mjekë gjatë një mitingu më 6 prill. Më shumë se 50 punonjës mjekësorë kërkuan pajisje dhe rroba më të mira mbrojtëse për të trajtuar pacientët me COVID-19.8Banorët vendosen këpucë të bardha në Uashington të Shteteve të Bashkuara, më 7 maj, duke përkujtuar kështu infermierët amerikanë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë që kanë vdekur nga koronavirusi.9Në Kiev të Ukrainës u protestua edhe kundër mbylljes së terracave të restoraneve. 10Një protestuese ukrainase në Kiev mban maskë mbrojtëse me mbishkrimin “shpëto biznesin e vogël”.11Një pamje e siguruar nga lartësia tregon tryezat para bashkisë së qytetit në Dortmund, Gjermani. Ato u vendosen nga pronarët e restoranteve që po përballen me vështirësi gjatë pandemisë.12Një burrë i moshuar, i veshur me një maskë në fytyrë, arrestohet nga policia austriake në Vjenë gjatë një proteste kundër masave antikoronavirus të marra nga qeveria.13Banorët e Beogradit bëjnë zhurmë ndërsa qëndrojnë në çatinë e një ndërtese gjatë një proteste më 1 maj. Ata kundërshtonin masat e izolimit të ndërmarra nga qeveria serbe.14Anëtarët e një familjeje në Karaçi kërkojnë evakuimin e studentëve pakistanezë nga Kina, të cilët nuk mund të ktheheshin pas shpërthimit të koronavirusit.15Më 4 maj në Itali u organizua një protestë ku kërkohej hapja e dyqaneve. 16Anëtarët e Orkestrës “Opera Australia” performojnë jashtë zyrave të Operës për t’i bërë thirrje kompanisë të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos i paguar muzikantët gjatë pandemisë.17Infermieret në Qendrën Mjekësore Jacobi të Nju Jorkut më 17 prill protestuan kundër mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale.18Protestuesit në Pragë mbajnë pankarta ku shkruhej: “A keni ndonjë plan? A mund ta di?” dhe “Kur do të filloni testimin e mençur?”. Protesta u organizua më 29 prill. 19Mjekët dhe infermierët u mblodhën para një spitali të Kievit, më 6 maj, për të protestuar kundër uljes së pagave të tyre si rezultat i reformave të vazhdueshme mjekësore të vendit.20Autobusët dhe makinat e parkuara nga pronarët e biznesit të vogël ukrainas gjatë një proteste në Kiev më 13 maj. Ata kërkuan që autoritetet të u lejonin kthimin në punë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66