Që kur isha maturant në Gjimnazin e famshëm të Tetovës (1969/70), një profesoreshë qe degdisur në “shehërin” tonë nga Mitrovica e Kosovës. Asokokohe organizonte dhe realizonte programin mësimor nga lënda e edukatës muzikore! E quanin Advije, ndërkaq mbiemrin e vajzërisë e kishte Nici! (Kuriu) më kujtohet shumë mirë, e donte “Bareshën” e të madhes Pagarushë.., asnjëherë nuk përtoi ta këndonte këngën e “Mine Pezës”.., dhe kur e “bënte Minen”, unë e mbaja ison. Asnjëherë nuk përtoi të organizojë aktivitete jashtëmësimore, prandaj më vitin 1970, themeloi korin miks-të përzier në kasabanë time, të saj dhe të bashkëshortit profesor Ismailaki Mali Kuriut. Vitin 2004, që kur “iku” nga binjaket e saj, sikur Arjanës dhe Ilirijanës u tha: “Ju do bëni pianistet!” Vërtetë, sot e gjithë ditën e perëndisë, gocat e saj, me shumë dashuri i bien pianos!
ps
Profesoreshë e dashur Advije Nici Kuriu! Faleminderit për kontributin tënd me vlerë, “karshi” arsimimit të brezave prej gjak shqiptari!
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66